Trajtim i rrënjëve të dhëmbit
Terapia përfshinë trajtimin e rrënjëve të dhëmbëve nga dentisti. Dikur një eksperiencë e frikshme për pacientët, por tashmë me teknikat moderne dentare, është kthyer një ndër praktikat më të zakonshme. Prishjet e avancuara, frakturat e dhëmbit apo sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund ta vrasin dhëmbin dhe të shkaktojnë simptoma në kanalet e rrënjëve si për shembull dhimbje të rrënjëve apo abses të dhëmbit. Me një përvojë të gjatë në terapi, e nëpërmjet përdorimit të materialeve dhe teknikave më të fundit, bën të mundur që mos të ndieni as një lloj bezdisje apo shqetësimi pas trajtimit të dhëmbit.